Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. “Është ditë që na bënë krenarë…” ka thënë ai.
Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij i ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës duke thënë se: “Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.”
Ja postimi i tij i plotë:
Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.
Dita e Republikës është dita juaj!
Është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë.
Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë. HTH