(2LONLINE) – Në prag të festës së ndërrimit të moteve, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i përcjellë urimet e tij më të përzemërta për të gjithë qytetarët e Gjilanit.
“Sot, kur vetëm pak orë na ndajnë nga viti i ri, urojë me zemër që për secilin nga ju, të ketë ditë më të mira dhe plotësim dëshirash, ashtu siç ju vet dëshironi. Urojë që viti 2014, të jetë më i mbarë si për qytetarët e Gjilanit, poashtu edhe për ata të Kosovës, duke shpresuar që ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë për të mirën tonë të përbashkët”, ka thënë kryetari Kadriu.
“Duke i falenderuar të gjithë strukturën e Aleancës në Gjilan për angazhimin e tyre gjatë këtij viti, të gjithë qytetarët dhe të tjerët që na ndihmuan dhe përkrahën në rrugën tonë, urojë që viti 2014 të shënojë një hap të mbarë për të gjithë dhe suksese të mëtutjeshme”, ka thënë në fund kryetari Kadriu. /2lonline/