DYLON

Liberalizimi i vizave, Thaçi optimist

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist për realizimin e objektivave për liberalizimin e vizave.

Ai ka përgëzuar zyrtarët e dikastereve respektive qe sipas tij kanë treguar përkushtim dhe angazhim në zbatimin e kritereve për liberalizim të vizave.

EkoHigjiena

“Vlerësimet tona të brendshme, por edhe ato që i marrim nga organizatat ndërkombëtare, vlerësojnë lartë progresin që është arritur në fushën e riatdhesimit, riintegrimit, sigurisë së dokumenteve e kështu me radhë. Pra në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave kemi shënuar një progres të konsiderueshëm”, ka thënë ai.

Ky progres, sipas tij,  është vlerësuar edhe nga misioni faktmbledhës i ekspertëve të Bashkimit Evropian, të cilët kanë qëndruar në Kosovë gjatë javës së parë të dhjetorit dhe të cilët tashmë janë duke hartuar raportin e misionit faktmbledhës, të cilin do ta ndajnë me ne sa më shpejtë që të jetë e mundur. Por thaçi u shpreh  i pakënaqur me Misionin faktmbledhës të BE-së.

“Ajo çka kemi kërkuar nga përfaqësuesit e BE-së, është që të kemi interaksion më të madh, të kemi më shumë misione faktmbledhëse, të kemi raportime më të shpeshta nga ana e tyre dhe në përgjithësi të intensifikohet agjenda e liberalizimit të vizave edhe nga ana e Brukselit”, ka pohuar Thaçi, duke shfaqur edhe dëshpërim ndaj misionit faktmbledhës./Top Channel

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.