(2L ONLINE) – Kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, në emër të strukturës së Degës në Gjilan, i uron të gjithë shqiptarët anë e mbanë me rastin e Festës së Flamurit-28 Nëntori.
“Kjo festë dhe gjithë këto vite manifestojnë sakrificën dhe përkushtimin e madh të shqiptarëve në breza për lirinë e kombit tonë . Këtë liri po e gëzojmë ne tani, por me përkushtimin më të madh po punojmë që fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme ti sjellim ditë akoma më të mira”, ka thënë Kadriu.
Kadriu u ka bërë thirrje qytetarëve që të festojnë këtë ditë, e cila në qytetin tonë përcillet me manifestime të shumta, sepse është festë që sjellë krenari në cdo familje. /2L ONLINE/