(2L ONLINE) – Me rastin e përfundimit të Muajit të Ramazanit dhe Festës së Fiter Bajramit subjektet politike përmes përfaqësuesve të tyre kanë uruar besimtarët e fesë islame për këtë festë të tyre.
Uron Kadriu i AAK-së
Kryetari i AAK-se ne Gjilan Rexhep Kadriu, në emër të të gjithë strukturës se tij, uron qytetaret e Gjilanit me rastin e festes se Fiter Bajramit.
“Duke uruar që muaji i shenjtë i Ramazanit të ketë qenë i lehtë për të gjithë ju qe keni agjëruar dhe lutjet tuaja të jenë pranuar, shfrytëzojë rastin t’iu uroje festen e Fiter Bajramit, duke ju dëshiruar paqe dhe harmoni ne familjet tuaja”, ka thene Kadriu.
Kadriu ka thënë se shpreson që të bashkuar dhe në lumturi të plotë të presim festa të shenja si kjo e Fiter Bajramit dhe ditë të mira ta gjejnë secilin qytetarë të Gjilanit.
PDK uron besimtarët
Dega e PDK-së në Gjilan uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Ky muaj dhe kjo festë i bënë besimtarët të jenë solidarë dhe të ndihmojnë të gjitha ata që kanë nevojë, jetimët dhe skamnorët, në mënyrë që edhe ata të gëzohen në këtë festë të veçantë për besimtarët e fesë islame.
Jeta e një besimtari mysliman pasurohet nga një formë e veçantë e shprehjes së besimit dhe të shërbimit ndaj allahut, përmes muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Nesër është dita e parë e Fitër Bajramit, ndaj kemi kënaqësinë t’ju urojmë të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitës Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur krijuesin fuqiplotë që të ketë pranuar agjërimin të gjithë atyre të cilët e respektuan këtë muaj dhe adhurimet tona të cilat i kemi kryer vetëm për Zotin edhe gjatë këtij muajit të agjërimit dhe përkushtimit..
Agjërimi i muajit të Ramazanit është një element kryesor që shprehë dashurinë ndaj Zotit, është ndriqim rrezatues, forcë e madhe e cila arriti t’i rezistojë cdo force negative dhe të kapërcejë çdo forcë tjetër. Urime festën e Fitër Bajramit lumturia, suksesi, shëndeti dhe paqja t’ju përcjellë në jetë me familjet e juaja dhe për të gjithë besimtarët myslimanë. Dega e PDK-së Gjilan
Uron NISMA
Kryetari i Degës së NISMËS Bajram Hasani , uron Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan,të gjithë qytetarët e besimit Islam Festën e Fitër Bajramit.
Urojmë që të gjithë agjëruesve t’ju ketë pranuar agjërim
Na, lejoni që në emër timin dhe kryesisë së degës NISMA në Gjilan t’ju dërgojmë urimin më të përzemërt për këtë festë të Fitër Bajramit për gjithë besimtarët e Komunës sonë .
Urojmë që në këtë festë vërtet të mbretërojë festë e njëmendët në çdo familje duke e vizituar njëri tjetrin dhe duke u solidarizuar me familjet më të varfra.
Këtë festë pas një muaj të agjërimit dhe sakrificës të gjithë ta presim me një gëzim. Ta ruajmë tolerancën në mesë njerëzve dhe besimeve të ndryshme. Kjo festë duke u shënuar të manifestohet kudo mirëkuptim duke na bashkuar të gjithëve neve besimtarëve . /2L ONLINE/