Urimi I Kurban Bajramit 2024
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që u bëri. Bamirësve merru myzhde”. (El Haxh, 37).
Besimtarë të dashur, vëllezër e motra!kam nderin dhe kënaqësin që në emrin tim dhe në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të ja Uroj ditën e qlirimit të Qytetit. Le ta falënderojmë Allahun e Lartëmadhërishëm që na e mundësoi që edhe sivjet ta presim festën e Kurban Bajramit, festën më të vjetër të njerëzimit, festën e parë që shënon devotshmërinë e njerëzimit ndaj të Madhit Allah që nga krijimi e këndej. Ibrahimi a.s. po bëhej gati që ta therë birin e vet Ismailin a.s. në emër të dashurisë së madhe që kishte ndaj Allahut xh.sh. ndërkohë që Krijuesi dhe Poseduesi i Gjithësisë nuk kishte nevojë as për mish dhe as për gjak dhe, kur e pa se me këtë akt flijimi, pa kurrfarë frike e rezerve po i shprehej dashuria e sinqertë, atëherë Allahu Fuqiplotë ua shpagoi këtë sakrifikim të më sublimes duke e bërë të qartë se, e mira, sado e vogël qoftë ajo, nuk mund të arrihet pa sakrificë.”
”Veprat e mira, dashuria e sinqertë, harmonia dhe bamirësia, këto janë ndër gjërat më të rëndësishme që i do dhe që i kërkon Allahu i Plotëmëshirshëm prej besimtarëve. Ebu Hurejra përcjell se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë : “Nuk do të hyni në xhenet përderisa nuk besoni dhe nuk do të besoheni përderisa nuk do të duheni në mes vete.” Ky është islami dhe vetëm këtë islam duhet ta përqafojmë dhe ta përcjellim. Çdo besimtar i devotshëm në këtë tokë është i ngarkuar me mision shumë fisnk – të rrezatojë vetëm dashuri, përmes të cilës hapen të gjitha shtigjet e qasjeve humane.”
”Besimtarë të dashur, ajetin që e citova në krye të kësaj porosie, përfundon me “Bamirësve merru myzhde!” Me këtë fjali në fakt hapet edhe dimensioni social i kësaj feste të sakrificës në emër të Allahut xh. sh. Në ditët e sotshme, bamirësia zbutë dhembjen e skamnorëve, të hallexhinjve por edhe lehtëson funksionimin e institucioneve, Medresesë, Fakultetit të Shkencave Islame, të cilët përkujdesen për zhvillimin dhe avansimin e jetës islame. Sot e përjetë, përmes aktit të bamirësisë, shprehet dashuria jonë njerëzore, kurse bamirësia institucionale shpreh unitetin, solidaritetin dhe dashurinë tonë ndaj njëri tjetrit, veprim ky për të cilin Pejgamberi ynë i dashur garanton se i hap portat e xhenetit.”
”Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, të lusim Allahun Mëshirëplotë që haxhilerëve tanë pranoj haxhin.
Në Haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin që kryhet në një atmosferë krejtë të veqantë, me norma të veqanta, në kohë të caktuar dhe në vende të caktuara, ku dominon rrespekti e dashuria, ndermjet të gjithve, ku shfaqet përkushtimi ndaj Allahut xh.sh.,dhe ku shprehet solidariteti mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme.
Sot, miliona haxhilerë ditën e kalojnë në Arafat duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin ndaj Tij, e në këtë vend të bekuar janë edhe haxhilerët nga Republika e Kosovës e në veçanti nga Gjilani, për të Cilët lutemi që Zoti t`ua pranoj Haxhin dhe ibadetet e tyre.
Besimtarë të dashur, nesër, kur të ktheheni prej xhamive në shtëpitë e juaja, merruni ngryk, tejkaloni të gjitha inatet dhe hasmëritë, zgjatjani dorën vëllai vëllait, zgjateni dorën e ndihmës duke begatuar sofrën e skanmorit, le të mbisundojë vetëm dashuria e sinqertë ndaj njëri tjetrit, sepse kështu do të përmbushim porositë e Krijuesit tonë Suprem.
Ju qoftë për hajër Kurban Bajrami dhe, Allahu Mëshirëplotë ju bekoftë ju dhe familjet e juaja.
Këshilli I Bashkësisë Islame – Gjilan
Naim Aliu, kryetar