(2LONLINE) – Urime të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit Vitin e Ri, festat e fundvitit, me besim të madh që çdo familje, çdo qytetar të ketë lumturi paqe dhe të mira në vitin 2014. Do të jetë një vit jashtëzakonisht i vështirë në aspektin buxhetor, por bashkarisht duke u angazhuar me mirëkuptim dhe solidaritet besojmë shumë që do të arrijmë të realizojmë pjesën e programit për zhvillimin e Komunës sonë, për jetë dhe mirëqenie më të mirë për çdo qytetar dhe çdo familje në Gjilan. Gëzuar!
Kryetari i Komunës së Gjilanit
LUTFI HAZIRI