Klubi i çiklizmit “Urban Bike 06” nga Gjilani herë pas herë organizohen dhe dalin në ekspedita të ndryshme. Në organizimin e fundit, dhjetra çiklistë u bënë bashkë për një vozitje në natyrën e Anamoravës.
Klubi “Urban Bike 06” ka organizuar xhiron e rradhës ku këtë herë çiklistet kanë kaluar 57 kilometra së bashku në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, në fshatin Sllubicê, nëpër rrugën Mala e Malit, në Pogragjë, në Stublinë dhe anasjelltas.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe çiklistët nga Vitia, Kamenica dhe disa bashkëatdhetarë nga diaspora e Austria, duke kaluar një ditë të bukur vere me aktivitet fizik me bicikleta.
Klubit në ketë udhëtim i janë bashkuar 21 antarë të rinj dhe numri i pjesëmarrëseve çdo ditë po rritet.
Ky klub ka të anëtarësuar qindra anëtarë, ndërsa nën ombrellën e tij funksionon edhe grupi i fëmijëve që poashtu janë aktiv dhe organizohen për shëtitje me bicikleta.