DYLON

Korça: Komuna e Gjilanit po e përmbyllë asfaltimin e të gjitha rrugëve në lagjen Arbëria

Korça: Komuna e Gjilanit po e përmbyllë asfaltimin e të gjitha rrugëve në lagjen Arbëria
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit në kuadër të angazhimeve të përditshme për investime në infrastrukturë publike, ujësjellës, kanalizim, trotuare, gjelbrim, ndriçim publik, ka përfunduar asfaltimin e disa rrugëve në lagjen “Arbëria”, saktësishtë rrugët “Hysen Tërpeza” dhe do të asfaltohen të gjitha të tjerat për ta përmbyllur plotësisht nevojën e kësaj lagjeje për asfaltim.

Drejtori i Shërbimeve Publike Infrastrukturës dhe Banimit, Naser Korça, ka thënë se janë të kontrakruara të gjitha rrugët në lagjen “Arbëria” dhe procesi i asfaltimeve do të përfundoj brenda një muaji.

“Deri më tani janë asfalltuar më shumë se gjysma e tyre dhe mbrenda një muaji do të kryhen të gjitha. Në këtë fazë kemi përmbyllur asfaltimin e rrugëve “Hysen Tërpeza”. Me dinamikë maksimale po punojmë që ta shfrytëzojmë periudhën sa është koha e mirë për ti asfaltuar rrugët që i kemi të parapara me buxhetin e Komunës dhe ato që janë në bashkfinancim me qeverinë për Komunën e Gjilanit”, ka thënë drejtori Korça.

EkoHigjiena

Ai ka konfirmuar gjithashtu se me mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit Lutfi Haziri, do të punojnë në të gjitha lagjet, ku janë inicuar procedurat e prokurimit dhe do të vazhdojnë edhe me procedimin e të gjitha rrugëve të cilat janë planifikuar në programin për investimet kapitale për vitin 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.