Donatorët kanë ndihmuar mjaft shumë Komunën e Kamenicës në këtë kohë pandemisë. Kësaj radhe UNMIK ka mbështetur Komunën e Kamenicës me pako ushqimore 30 pako higjienike.
Kryetari Qëndron Kastrati duke falenderuar përfaqësuesin e OKB-së, Zahir Tanin ka thënë se këto donacione do të shkojnë ku ka më së shumti nevojë.
“Kam thënë disa herë që pandeminë nuk e kalojmë dot pa qenë bashkë. UNMIK-u edhe në këto ditë sfiduese, na mbështeti me 50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike, të cilat do shkojnë aty ku ka më së shumti nevojë. Falënderoj nga zemra përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së/UNMIK z.Zahir Tanin, për këtë donacion”, ka thënë Kastrati.