Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka ndihmuar Komunën e Kamenicës me anë të një donacioni, i cili përfshinë tabletë, dorëza dhe maska.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se janë shumë mirënjohës për kontributin e të gjithëve për të ndihmuar qytetarët e Kamenicës.
“Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), po vazhdon të na qëndroj pranë në këto ditë mjaft sfiduese për ne. Së fundmi na kanë dhuruar si donacion: 40 tabletë, 34 pako me dorëza, 62 pako me maska. U jemi shumë mirënjohës për gjithë kontributin që po e japin për qytetarët e Kamenicës dhe falënderoj jashtëzakonisht shumë përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së/UNMIK z.Zahir Tanin, për këtë donacion”, ka thënë Kastrati.
Kontribuo edhe ti, duke respektuar distancimin social dhe duke përdorur maska.