DYLON

Gjilani aktualisht ka 63 raste aktive me COVID-19

Gjilani aktualisht ka 63 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit me tetë rastet e fundit që u konfirmuan pozitive me COVID-19 nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHKPK), ka gjithsej  63 raste aktive.

Përndryshe, deri më tani, të infektuar me COVID19 nga Gjilani kemi pas 210 persona, prej të cilave të shëruar plotësisht janë 143 raste, fatkeqësisht, të vdekur kemi 4 persona, e 63 raste janë aktive, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë masat e ndërmarra anticovid, duke e mbajtur maskën, distancën, dhe duke e mbajtur higjienën e duarve.

EkoHigjiena

“Këto janë tri shtyllat kryesore të cilat e parandalojnë përhapjen e këtij virusi. Ky virus nuk ka as këmbë e as duar. Nuk mund ta shohim. Andaj, bëni kujdes, dhe ruani familjet e sidomos të moshuarit të cilët janë më të ndjeshmit ndaj tij.”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.