Universiteti Publik “Kadri Zeka” priti një delegacion nga Future Minds Academy, me qëllim për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit. Në takim nga UKZ morën pjesë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, si dhe u. d. Udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Betim Berisha, kurse nga Future Minds Academy Ridvan Aliu dhe Patrik Shehu.
Diskutimet u përqendruan në identifikimin e fushave të përbashkëta të interesit, krijimin e partneriteteve strategjike dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që mund të sjellin përfitime për të dyja institucionet. Po ashtu gjatë takimit është biseduar për ofertën e bursave për studentët, duke mundësuar qasje më të lehtë në arsim cilësor dhe përvojë ndërkombëtare, mundësitë e punësimit në tregun amerikan dhe atë kosovar, përmes programeve që lidhin studentët me kompani prestigjioze, trajnime profesionale në fushën e IT-së, për t’i pajisur studentët me aftësi teknologjike të avancuara që janë të kërkuara në tregun global të punës.
Ky bashkëpunim i mundshëm pritet të rrisë kapacitetet profesionale dhe ndërkombëtarizimin e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, duke i hapur rrugë të reja zhvillimit të tyre akademik dhe profesional. /2LONLINE/