(2L ONLINE) – Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka” është institucioni i parë në Kosovë që së bashku me Universitetin e Vigos nga Spanja, po merr pjesë në projektin e Bashkimit Evropian, ‘’ Erasmus Mundus GREEN TECH WB’’, si partner i plotë.
Vendimi i përzgjedhjes së projektit në fjalë është bërë nga ekspertët e jashtëm të nominuar nga Agjencia Ekzekutive për Edukimim Audiovizual dhe Kulturë (EACEA), në kuadër të programit ‘’Erasmus Mundus’’.
Gjithashtu përzgjedhja është bazuar në cilësinë e propozimit, pozitën e tij relative në krahasim me kërkesat e tjera të paraqitura, buxheti në dispozicion, si dhe masën në të cilën projekti adreson prioritetet e përcaktuara në thirrjen për propozime. /2L ONLINE/