Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar 8 vjetorin e themelimit. Fillimisht janë intonuar himni i Kosovës, ai kombëtar dhe himni i Universitetit nga kori i Universitetit. Me pas të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë rasti, rektori Bajram Kosumi.
Rektori Bajram Kosumi pasi ka uruar të gjithë për 8 vjetorin e themelimit, ka shpalosur të arriturat e Universitetit, bashkëpunimet e realizuara deri më tani, si dhe për planet që kanë për qëllim rritjen e cilësisë në mësim. Rektori Kosumi ka thënë se viti 2020, sa do i rënd që ishte për shkak te Covid 19, për UKZ ishte viti me i suksesshëm universitar.
Ai aktivitetet njëvjeçare, që nga përvjetori i 7-të e deri më tani, në fjalën e tij Rektori i ka renditur që nga krijimi i sistemit të sigurimit të cilësisë, procesi i akreditimit, miratimi i Statutit të UKZ-së në Kuvendin e Kosovës, mësimi online si pasoj e Covid 19 si dhe rritja e bashkëpunimit me alumni dhe me hisedarët e jashtëm
Rektori Bajram Kosumi ka falënderuar të gjithë për kontributin rreth zhvillimit të Universitetit, dhe njëkohësisht i ka ftuar të vazhdojnë me punën e përbashkët në zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit.
Më pas studentja e fakultetit të Edukimit Kaltrina Haziri ka interpretuar këngën: “ Këngët e vendit tim” .
Në vazhdim Rektori Bajram Kosumi i ka dhënë diplomën “Student i Dalluar” për nga një studentët me notën më të lartë mesatare në secilin fakultet.
Në Fakultetin e Edukimit diplomën studente e dalluar e ka marrë Arigoneta Shabija, Besarta Sejdiu ka marrë diplomën studente e dalluar në Fakultetin Juridik, në Fakultetin Ekonomik Kudret Ibrahimi ka marrë diplomën studente e dalluar, kurse në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike diplomën studente e dalluar e ka marrë Vlera Bllaca.
Në emër të studentëve të dalluar ka folur studentja Besarta Sejdiu. Ajo ka thënë se gjate ketij cikli te studimeve ka qene perpjeke e saj e vazhdueshme qe studimet t’i kenë në plan të parë. Sipas Besartës është puna e vazhdueshme ajo që realizon gjithçka, andaj ndihet e lumtur qe në UKZ me vullnet dhe punë ka përvetësuar konceptet kryesore të drejtësisë në mënyrën më të mirë.
Kurse studentet e Fakultetit të Edukimit Kaltrina Haziri dhe Vesa Sahiti së bashku me Korin e Universitetit të udhëhequr nga profesoresha Drita Kryeziu, kanë interpretuar këngën: “Festa e mësuesit”.
Po ashtu Rektori Bajram Kosumi pas propozimeve të Këshillave të Fakulteteve, ka ndarë mirënjohje për kontribut akademik për vitin 2020 për profesorët e Universitetit “Kadri Zeka”. Në Fakultetin e Edukimit mirënjohje ka marrë Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili, në Fakultetin Juridik ka marrë mirënjohje Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike mirënjohje ka marrë Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe në Fakultetin e Shkencave Aplikative Prof. Ass. Dr. Shpresa Qamili.
Kurse mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e punës dhe administratës së Universitetit, Rektori Bajram Kosumi, i ka dhënë zyrtares për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha.
Po ashtu Rektori ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e Universitetit VALENTINA BUNJAKU, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës, RAMIZ AZIZI, Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan dhe ZAHIR DODA Drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës në Kaçanik. Mirënjohet i ka ndarë Kryesuesi i Këshillit Drejtues Ibrahim Kosumi.
Ndërsa për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Universitetin Rektori Kosumi ka ndarë mirënjohje për studentët alumni, LIZË REXHEPI dhe ARMEND AHMETI.
Gjatë organizimit të 8 vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”, studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Valonis Ramadani në udhëheqjen e Dekanit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka prezantuar projektin inplementues “Sistemi Elektronik për Evidentimin e Studentëve”. /2LONLINE.com/