DYLON

Konferencë për rolin e gruas në institucionet e sigurisë

Konferencë për rolin e gruas në institucionet e sigurisë
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 8 Marsit –Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në ambientet e Kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, u mbajtë Konferenca “Roli i gruas në institucionet e sigurisë”.

Rëndësinë e konferencës e shtoi pjesëmarrja e ish-presidentes së vendit, znj. Atifete Jahjaga, ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendësministres së Mbrojtjes, Sadika Kofrc, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,  sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe oficereve dhe zyrtareve të Ekipit Këshillëdhënës të NATO-s (NALT).

EkoHigjiena

Moderuar nga ana e sekretares Ukimeraj, para vajzave dhe grave zyrtare dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, fjalime mbi rolin e gruas në institucionet e sigurisë, konkretisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, mbajtën ministri Quni dhe gjeneral Rama.

Në vazhdim, konferenca zhvilloi punimet në formatin interaktiv me komente e pyetje nga ana e të pranishmeve  adresuar ish-Presidentes Jahjaga dhe anëtarëve tjerë panelit përkatës.

Nga ana e saj ish-Presidentja Jahjaga, në fjalën e saj kryesore, vlerësoi shumë lart rolin e gruas në prosperitetin e përgjithshëm të shoqërisë njerëzore si dhe atë të gruas kosovare në veçanti në të gjitha etapat historike me theks në periudhën e rezistencës dhe luftës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në vazhdim ajo, u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga moderatorja dhe të pranishmet, pyetje të cilat ishin të fokusuara në përvojën e saj si president e vendit, sfidat dhe përparësitë si grua, rolin e saj në vendimmarrjen shtetërore në periudha të veçanta për procesin politik dhe institucional të vendit nga pozita e presidentes.

Konferenca përkatëse, nga të gjithë u vlerësua e suksesshme duke u përmbyllur me vendosjen e luleve te memoriali “Heroinat” nga ana e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në përkujtim dhe nderim të rreth 20 mijë grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë.   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.