Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderoj me çmimin “Doctor Honoris Causa” z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.
Ky organizim mbahet të premten, më 27.01.2023 ora 15:00 në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit.
Titulli i nderit i jepet me këtë motivacion:
- Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë;
- Për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës;
- Për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi;
- Për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës;
- Për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP);
- Për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe
- Për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.
Vendi ynë është me fat që ka miq të tillë, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” është i nderuar dhe krenar që i jep çmimin më të lartë personaliteteve si z. Lukas Mandl. /2LONLINE/