• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në disa vepra penale në mënyrë të organizuar

Redaksia 2LONLINE 24 Janar, 2023 4 min
 Arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në disa vepra penale në mënyrë të organizuar

Me datën 23.01.2023 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike dhe planeve operacionale, që kanë për qëllim luftimin e veprimtarive kriminale, që ndërlidhen me fushën e krimit të organizuar, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka përfshirë katër lokacione të ndryshme.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor, i cili ka rrjedhur pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit, të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer vepra penale si: “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, duke u paguar kështu për këto shërbime, me qëllim të frikësimit dhe lëndimit të viktimave, ku deri më tani janë identifikuar disa viktima të cilat dyshohet se janë përcjellë për një kohë të caktuar nga ky grup kriminal. Viktimat janë të profileve të ndryshme, ku disa nga viktimat e identifikuara kanë qenë direkt të sulmuar, të cilët edhe kanë pësuar lëndime trupore.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, arrestimi i personave të dyshuar është bërë në mbështetje të Njësisë Speciale Intervistuese dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë. Të dyshuarit e arrestuar janë:

1. D. S. viti i lindjes 1980 m/kosovar

2. Xh. M. viti i lindjes 1979 m/kosovar

3. H. H. viti i lindjes 1960 m/kosovar

4. T. Sh. viti i lindjes 1973 m/kosovar

Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

• dy armë të gjata,

• katër armë të shkurtra,

• 43 fishekë,

• pesë mijë (5,000,00) euro,

• dy automjete,

• 4 telefona,

• mjete të forta.

Me vendim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, katër (4) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e R. Kosovës të cilët kanë qenë apo edhe ende janë viktimë e përfshirjes së veprave penale në fjalë, të lajmërohen në Polici në stacionet më të afërta, apo edhe të kontaktojnë në linjat telefonike të bëra publike. /2LONLINE/

Etiketa:arrestohen Policia rekomandojmë të dyshuar vepra penale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë

3 Shkurt, 2023
Shneta

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023
Policia

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023
Gjilan

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në

3 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

LDK-ja tregon se cilat ishin rekomandimet e saja për tatimin në pronë dhe rivlerësimin e vitit 2023

3 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile

3 Shkurt, 2023

Ngritja profesionale e ushtarakëve objektivë e FSK-së

3 Shkurt, 2023

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

PDK-ja vlerëson lartë performacën e saj si partner koalicioni që bashkëqeverisë me Vetëvendosjen

3 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com