Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan për herë të parë do të fillojë me studimet master.
UKZ ka dy programe studimi të nivelit master, programin E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Të hënën, më 20 nëntor 2017 në ora 14:00, Salla A34 bëhet hapja solemne e studimeve Master.