Nga: Arsim Halili
UNITETI EKZITENCIAL I VARGUT
(Një vlerësim ad hoc për librin e parë poetik të Kaltrinë Berishës, UNI I NDARË, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2024)
Kaltrinë Berisha, kjo poete e re, duket qartë nuk ka nxituar për ta degraduar unin e vet krijues. Duke qenë një lexuese intelektuale e letërsisë, ajo i di mirë parametrat që kërkohen për të bërë letërsi të mirë. Pa çka, një gjë të tillë e kërkon edhe te vetja e saj.
Duhet të pranojmë se shumica e krijuesve të rinj, qoftë nga mosha, por edhe nga sasia krijuese, me raste, edhe nuk janë në nivel të detyrës. Për Kaltrinën nuk mund të thuhet një gjë e tillë. Duke lexuar përmbledhjen poetike” UNI I NDARË “, guxojmë të themi se paradigmë e asaj që e shpërfaq është objektivisht e qartë.
Lexuesi, pavarësisht statusit social dhe gjinor, përcjell çdo dukuri sociale here – herë edhe asociale, dhe këtë e vë re.
Kaltrina, shihet mirëfilli, krijon këtë divergjencë, dhe vetndërgjegjësim jo për të shitur moralizime, përkundrazi, krijon marrëdhënien duke harmonizuar përpjekjet individuale me ato të një bashkësie më të madhe sociale . Këtë ndërgjegjësim me vargun , Kaltrina duket se e ka projektuar drejt.
Në qoftë se trajtimi i qenies sociale, në këtë rast në letërsi, në rrafshin antropolgjik dhe filozofik , përbën një akt emocional e intelektual, gjithsesi buron si etnitet me drejtim unik të reagimeve, plotësisht përputhje me materien letrare. Poetja thjeshtë e përçon reagimin kuptimor dhe filozofik.
Për të mos e zgjatur më tepër, po e përmbyll me një citim të Pol Eduard, ku shprehet : “Ç’ rendësi ka qielli bosh, unë vetëm nuk jam “ .
Këtë kundërthënie të mendjes, qoftë në aspektin filozofik , por edhe praktik, poetja Kaltrina Berisha në vargun e saj e shenjon në qendër të artikuluarit të mendimit postmodern për botën dhe ekzistencën. /2LONLINE/