Jam betuar dhe zotuar para vetes, qysh moti, nga atëherë kur di për jetën. Jam rritur e edukuar të dua drejtësinë, të ndihmoj të dobëtin, të punoj me sinqeritet.
Xhylije Ibrahimi
Dhe ju thoni si jam betuar se do të jem zëri i të gjithë të rinjve të papunë,që në konkurse të ndryshme hyjnë e dalin sa për procedura, ngase vendet janë caktuar paraprakisht për militantë partiakë. Këtë e kam dëshmuar me qëndrimet e mia publike.
Jam edukuar të ndihmoj të dobëtin, njeriun në nevojë. Këtë e kam dëshmuar duke liruar vendin tim të punës për një grua-nënë që i rrezikohej mbijetesa.
Do të mbroj të drejtën dhe meritokracinë, pa marrë parasysh gjininë, gjuhën dhe përkatësinë fetare. Edhe këtë e kam dëshmuar kaherë përmes shkrimeve të mia. Kuota gjinore për mua është e pabazë.
Jam kundër dhe do te jem kundër çdo shpërdorimi të (si thonë) relikteve fetare. Këtë e kam thënë publikisht në shkrimin ,,loja me shamia”.
Jam dhe do jem kundër çdo ofrim-shërbimi në stilin “unë për ty e ti për mua” apo kërkim favori në këmbim të shërbimit.
Do jem zëri dhe përkrahja e çdo biznesi të vogël, të atyre që me mund e djersë mundohen të mbijetojnë, që punojnë me ndershmëri për të mbajt familjen e po ashtu për të hap qoftë edhe një vend pune për këta të rinj, që me përgatitje profesionale universitare janë të detyruar të punojnë jashtë profesionit të tyre.
Do të kërkoj me ngulm që çdo punë e ndershme të respektohet konform ligjit, pa kompromis.
Të nderuar qytetarë, unë jam këtu dhe këtu do të jem edhe pas 22 tetorit. Nuk do të ndalem që të jemi zëri juaj, edhe nëse, për një arsye, apo arsye tjetër nuk votoni PD44 dhe mua me numër 3. BETOHEM !
Unë edhe më tutje do të vazhdoj punën dhe angazhimin, kudo dhe çdoherë ku me jepet mundësia. Mundësia më e mirëështë asambleja komunale, aty ku merren vendimet, të cilat reflektojnë në jetën tuaj të përditshme, për mirë ose për keq.
Ju me votën tuaj do të më mundësoni që unë të flas në emrin tuaj, në kohën dhe vendin e duhur, në Kuvendin Komunal.
Një fjalë angleze thotë: “Chansec are to be taken, not to be given” që në shqip do të thotë “Shanset nuk dhurohen, ato merren”.
Ju e keni rastin më 22 tetor ta bënë këtë. Zgjedhja është e juaja.
e sponsorizuar