Bashkë me të rinjtë e të gjitha komuniteteve etnike nga Gjilani, në kuadër të programit “Happy for Spring”, u zhvillua aktiviteti ‘’Unë jam unë dhe kjo është historia ime”.
Në këtë aktivitet pati lojëra sociale, dhe një sesion trajnues psikologjikë/meditimi mbi ‘’Menaxhimin e stresit te të rinjtë ‘’, me Prof.Mimoza Kadriu-Psikologe.
Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësit patën mundësi të socializohen me të rinjtë të komuniteteve të ndryshme nga Gjilani.
’Happy for Spring’’ është iniciativë e cila implementohet nga CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations në partneritet me RARE- Rini e Artë, Rini e Emancipuar, në kuadër të projektit “Linking Through Lenses 2.0- #LTLChange Initiative”, i implementuar nga New Social Initiative – Nova društvena inicijativa dhe mbështetur nga Swiss Federal Department of Foreign Affairs dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico Center. /2LONLINE/