Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko.
Në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e deritashëm në mes të MPB-së dhe UNDP-së dhe për projektet tjera që pritet të realizohen në mes të dy institucioneve.
Ministri Mustafa theksoi se MPB mirëpret çdo iniciativë të UNDP-së për ngritjen profesionale dhe avancimin agjencive të sigurisë në Kosovë.
Ndërsa znj. Suokko theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në projektet konkrete siç është procesi i legalizimit të armëve në Kosovë dhe projektet lidhur me forcimin e kapaciteteve për siguri kibernetike.