Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të MPBAP-së, z. Fadil Kodra priti përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë, me ç‘rast UNDP dhuroi 25 tablet për AME-në.
Më këtë rast drejtori i AME-së, z. Fadil Kodra falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për ndihmën në këtë kohë të pandemisë me COVID-19. Ai tha se ky donacion do të përdorët për mekanizmin e koordinimit dhe mbështetjes të Qendrave Operative Emergjente 112 dhe Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.
Ky donacion do të ndihmojë në lehtësimin e këmbimit të njoftimeve dhe mbështetjes për autoritetet lokale dhe organizatat ndërvepruese në menaxhimin e situatave.
UNDP edhe në këtë kohë të pandemisë me Covid 19 ka vazhduar të mbështesë MPBAP-në dhe agjencitë me disa donacione.