Ka 2.6 milionë gjëndra djerse në trup, të cilat mund të prodhojnë nga disa decilitra çdo orë. Djersitja e tepërt shkaktohet edhe si rezultat i ushqimeve djegës, me yndyrë dhe të ëmbla, pasi trupi përmes djersitjes lufton kundër toksinës së tepërt.
Djersitja e tepërt është një problem që mund të lehtësohet nga dietat e kontrolluara. Ushqimi që merrni prek jo vetëm intensitetin e djersitjes, por edhe erën e saj. Së pari, ju duhet të rregulloni peshën tuaj të trupit, pasi ajo e bën të vështirë të freskoni trupin.
Fruta dhe perime të papërpunuara, qumësht dhe produkte qumështi me një përqindje të ulët të yndyrës.
Përdorni vajin e ullirit si shtesën e vetme të sallatave dhe varieteteve, pasi është i pasur me antioksidues dhe është më i lehtë për t’u tretur se vajrat e tjera bimore. Shmangni margarinën dhe vajin e lulediellit gjatë përgatitjes së ushqimeve.
Përveç kësaj, keni kujdes edhe me pije të ftohta, pasi ato gjithashtu përkeqësojnë djersën dhe japin vetëm një ndjenjë të ftohjes afatshkurtër. Përfitoni nga uji i rregullt, limoni, por edhe pije të nxehta.
Zëvendësoni mishin e kuq me peshkun – salmoni dhe sardelet përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit, gjë që ndihmon në reduktimin e djersitjes.