Në sheshin e qytetit të Bujanocit ka filluar vendosja e ulëseve prej druri në pushimoret që janë shërbim të qytetarëve.
Rahim Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit tha për Titulli.com se ky projekti financohet nga buxheti i komunës me vlerë prej 331.500 dinarë.
Sipas tij, ky është vetëm njëri ndër projektet e parapara për rregullimin e sheshit të qytetit.
Realizues i projektit për 65 ulëset prej druri është kompania “Bici” nga Bujanoci.
BURIMI: Titulli.com