Rektori i Universiteti Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të Riakreditimit Institucional, kërkon mobilizimin e gjithë stafit të Universitetit duke u nisur nga prorektorët, dekanët, dhe stafi tjetër akademik e administrativ.
Për këtë Rektori Dërmaku ka marrë vendim duke krijuar edhe agjendën për grupet punuese për secilin standard veç e veç (11 standarde ne total), të cilat grupe janë duke punuar në shkrimin e Raportit të Vetëvlerësimit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Në kuadër të këtij procesi deri tani të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar me kohë duke përfshire edhe tabelën me bartës të të gjitha programeve studimore si dhe përfundimin e deklarimit te Stafit Akademik në platformën E-Akreditimi.
Grupi i punës për Raportin Vetë- vlerësues ka mbajtur sot takimin e radhës ku është biseduar për pika të veçanta për këtë dokument me rëndësi për Universitetin. Në këtë kuadër Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, vlerësoi përkushtimin dhe punën e mirë që është bërë deri me tani.
Ndryshe për hartimin dhe ndryshimin e dokumenteve me rëndësi për Universitetin, janë formuar disa grupe punuese, ku janë përfshirë menaxhmenti, stafi dhe studentët e UKZ-së. /2LONLINE/