Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfaqësuar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Aplikative Xhevdet Thaqi dhe drejtori për buxhet dhe financa Valon Kllokoqi, ishin pjesëmarrës në Konferencën e 18-tё ndërkombëtare /“Kapitali shoqëror dhe sfera publike nё shoqërinë bashkëkohore”/18th Annual International Conference of Institutional Partners (Social Capital & Public Sphere in Contemporary Society”), që i zhvilloi punimet nga 10/11.11.2023 në Universitetit “Ismail Qemali” tё Vlorës.
Në ceremoninë e hapjes sё Konferencës, tё pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti edhe Dekani prof. dr. Xhevdet Thaqi, i cili në emër tё Rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. asoc. dr. Artan Dёrmaku, i përshëndeti tё pranishmit, këshillin organizativ dhe pjesëmarrësit tjerë duke uruar për suksese nё zhvillimin e punimeve tё Konferencës, derisa u dëshiroi prezantime tё suksesshme të gjithëve, për të arriturat e tyre shkencore nё secilin prej sesioneve tё konferencës.
Konferenca vazhdoi punimet me Sesionin plenar “Kapitali shoqëror dhe sfera publike nё shoqërinë bashkëkohorë” në tё cilën u prezantuan 29 kumtesa nga studiues tё njohur tё vendeve tё ndryshme. Ndërsa u prezantuan edhe rezultate tё hulumtimeve nё sesionet tjera tё konferencës si: Sesioni kultura, arti, sfera publike dhe komunikimi; sesioni kujdesi i fëmijëve, rinia, koha dhe gjinia; sesioni studimet krahasuese, historike, regjionale si dhe sesioni pёr tё ardhmen; shkenca, teknologjia, digjitalizimi dhe inovacioni; etj.
Në këtë konferencë morën pjesë studiues nga 22 shtete, ku u prezantuan 152 punime shkencore. Universiteti Publik “Kadri Zeka” ёshtё bashkorganizator i kësaj Konference, i cili ka organizuar Konferencën e 17 nё nёntor tё vitit tё kaluar, dhe stafetën e organizimit tё konferencës për ketë vit ia ka bartur Universitetit “Ismail Qemali” tё Vlorës.
Konferenca e 19-tё e radhës me titull “Well-being in Challenging Times” do tё mbahet në Prishtinë organizuar nga Kolegji AAB. /2LONLINE/