Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë në Panairin Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2023
Është ky edicioni i tetë i Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë i cili ofron mundësi të shumta për zhvillim profesional për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mundësi rrjetëzimi për organizatat dhe asociacionet e biznesit, institucionet dhe në veçanti studentët, hulumtuesit, punëkërkuesit, etj.
Pjesëmarrësit e Panairit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishin Minire Rexhepui udhëheqëse e zyrës për Komunikim me Publikun, Betim Berisha Zyrtar i lartë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Arlinda Selmani zyrtare për Alumni dhe Karrierë, të cilët prezantuan para të interesuarve informacione mbi universitetin, për historikun dhe të arriturat, për fakultetet dhe drejtimet që ofron UKZ, ku me ketë rast kanë dhuruan informator dhe broshura përmes të cilave paraqiten aktivitetet e universitetit në përgjithësi.
Rreth 200 kompani e institucione pjesëmarrëse prezantuan ofertat e tyre të punës, punës praktike, trajnimit apo shkollimit. Përveç kësaj, panairi shërbeu si platformë për odat sektoriale dhe asociacionet biznesore të zgjerojnë rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe të shkëmbejnë përvoja të ndryshme.
Panairi organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Agjencia e Punësimit, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV). /2LONLINE/