Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ), Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dhe programi “Kërko Drejtësi”, kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e lëndës Klinika Juridike – Penale me raste reale, program ky i cili zbatohet nga National Center for State Courts (NCSC).
Nënshkruesit e marrëveshjes në fjalë, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi, Kryetar i i Odës së Avokatëve të Kosovës- Dega në Gjilan Shemsedin Piraj dhe Edona Ahmetaj udhëheqëse e Programit “Kërko Drejtësi” nga National Center for State Courts (NCSC) e kanë vlerësuar mjaft të dobishme këtë marrëveshje.
Ndërkohë, marrëveshje ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit mes UKZ-së, respektivisht Fakultetit Juridik, Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit “Kërko Drejtësi” , për institucionalizimin dhe zgjerimin e trajnimit për shkathtësi praktike për studentët e Fakultetit Juridikut me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit juridik në Kosovë.
Gjithashtu kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim të ofrojë ndihmë në zhvillimin e doracakut operacional dhe të programit mësimor për Klinikën Juridike Penale me raste reale.