DYLON

Drejtoria e Shërbimeve Publike po punon në sanimin e dëmeve nga vërshimet

Drejtoria e Shërbimeve Publike po punon në sanimin e dëmeve nga vërshimet
Avatar photo Redaksia

Për shkak të dëmeve që janë shkaktuar në argjinaturat e Lumit Morava, përroskave tjera dhe përgjatë disa rrugëve të komunës së Vitisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike, po vazhdon punimet në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit.

Sot është duke u punuar përgjatë rrugës së re Drobesh-Viti , ndërkohë sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, është punuar edhe në rrugën Viti-Pozheran , konkretisht në hyrje të këtij fshati tek vendi i quajtur te “Ura e Kurteshit” , ku shpesh ndodhë grumbullimi i sasisë së ujit, që ka rezultuar edhe me bllokim të rrugës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.