Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan së shpejti do të organizohet një prezantim nga Young Cell Scheme(YCS). Qëllimi i prezantimit është të udhëzojë, mbështesë dhe mobilizojë studentët që të përfitojnë nga mundësia e programit dhe të aplikojnë për bursë pasuniversitare.
Young Cell Scheme, ka filluar aktivitetin qysh në vitin 2004 dhe tani është kthyer dhe do të vazhdojë të ofrojë një mundësi për studentët e rinj në Kosovë për të studiuar në universitetet më të mira të vendosura në shtetet anëtare të BE-së, duke ofruar një bursë njëvjeçare, dyvjeçare dhe mundësinë për përfituesin të punojë për shërbimin civil të Kosovës, pas përfundimit të programit.
Veprimi do të shoqërojë progresin e reformës në administratën publike në Kosovë, duke përmirësuar kapacitetet profesionale të shërbimit civil kosovar. Ai do të kontribuojë për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve kosovarë për forcimin më të madh të strukturave dhe proceseve shtetërore, në kontekstin e sfidave politike, sociale dhe ekonomike.
Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë financohet nga Qeveria e Kosovës dhe zbatohet nga Universiteti Aristoteli i Selanikut dhe INSP.
Informatat më të detajuara për thirrjen e ardhshme për Aplikime (Raundi XIII i Programit të Bursave të BE-së për post-diplomim të YCS), i gjeni KETU.