DYLON

Komisioni Mbikëqyrës: Prokuroria Themelore e Gjilanit me statistika të mira në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Komisioni Mbikëqyrës: Prokuroria Themelore e Gjilanit me statistika të mira në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike
Avatar photo Redaksia

Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, ka vazhduar vizitat nëpër prokurori, ku kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit, me ç‘rast janë pritur nga Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Arben Kadriu.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme, që dalin në rrugën që ka përpara kjo prokurori.

EkoHigjiena

Në këtë takim, anëtarët e Komisionit, thanë se, sipas statistikave, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë prokuroria më e suksesshme në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike. Por, përkundër rezultateve të mira, u kërkua përkushtim i vazhdueshëm në trajtimin e këtyre lëndëve.

Në fund të takimit, anëtarët e Komisionit, thanë se luftimi i korrupsionit duhet të jetë prioritet, sepse është interes nacional të vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.