Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova është liruar nga paraburgimi.
Këtë e ka konfirmuar për Express, avokati i tij Nexhat Shabani, i cili thotë se sot e ka marrë aktvendimin e gjykatës me anë të së cilit është njoftuar se klienti i tij është liruar nga paraburgimi duke iu zëvendësuar masa e dënimit me burg shtëpiak.
“Sot kam marrë aktvendimin në të cilin jam njoftuar se kërkesa e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit është refuzuar, derisa kjo masë është zëvendësuar me arrest shtëpiak deri me 4 shtator”, ka thënë ai.