(2L ONLINE) – Pas të reshurave të ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, me ç’rast sollën deri tek rritja e nivelit të ujit nëpër lumenj dhe pjesë të tjera të vendbanimeve, ku një sasi e ujit vërshoi disa lokacione të banuara si dhe dëpertimi i ujit nëpër puse, është ngritur shqetësimi nga udhëheqja komunale e Gjilanit – kryetari, nënkryetari dhe ekzekutivi në bashkëpunim me IKSHP (Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik), për të parandaluar paraqitjen e ndonjë sëmundje infektive me prejardhje hidrike.
Pas marr mostrave të ujit nga ato vende ku kishte vërshime si: Dobërqan, Lladovë, Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Zhegër etj, Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se edhe përkundër reshjeve dhe pritjeve tona, situata nuk rezultoi të jetë shqetësuese.
Në bazë të raportimeve të IKSHP-së, uji që vie nga ujësjellësi në Përlepnicë, Velekincë dhe te “Baja”, është në kondidat normale, derisa për puset rekomandohet klorizimi.
Poashtu, Komuna e Gjilanit informon qytetarët se në bazë të analizave të IKPSH-së, nuk kemi pasur raste të paraqitjes së sëmundjes së tularemisë, andaj nuk ka nevojë për shqetësim të qytetarëve, por rekomandohen masat higjenik-sanitare në vendet e goditura nga vërshimet si dhe pastrimi i terrenit nga mbeturinat dhe papastërti të tjera të cilat mund të jenë burim i infeksionit. /2L ONLINE/