Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë dhuruar disa pamje spektakolare të ujëvarës Hukou, në Kinë. Disa pjesë të saj kanë ngrirë duke formuar stalaktite, ndërsa ylberet e formuar nga thyerja e dritës, kanë bërë që ujëvara të kthehet në një parajsë të akullt. Ujëvara Hukou gjendet në provincën Shanxi të Kinës dhe është cilësuar si një nga më të mëdhatë në botë.