Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin që ka të bëj me rastin e sulmit të orkestruar ndaj gazetarëve gjatë mbulimit të Protestës së djeshme në Mitrovicë. Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënon këtë akt qyqar të sulmeve, dhe i cilëson si të papranueshëm dhe sulm mbi punonjësit e lirisë së mediave.
UGK, shpreh indinjatën e tij të thellë për këtë gjest të kaq të ultë i cili nuk kontribuon aspak në të mirë të vendit.
UGK, i bënë thirrje institucioneve të rendit, atyre vendore dhe ndërkombëtare që sa më parë të fillojnë hetimet ndaj atyre që i kanë kryer këto sulme, dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e tyre, në mënyrë që gazetarët t’i kryejnë pa pengesë detyrat e tyre profesionale.
UGK, u dëshiron shërim kolegëve të lënduar duke inkurajuar ata që ta vazhdojnë punën e tyre me dinjitet dhe profesionalizëm në shërbim të informimit të drejtë publik.