Komisioni i Ankesave pranë UEFA-s nuk e ka pranuar ankesën e Malit të Zi që në ndeshjen me Kosovën t’i lejohen tifozët.
Mali i Zi u dënua për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve të tyre kundrejt futbollistëve me ngjyrë të Anglisë.
Ndeshja e planifikuar të luhet në Podgoricë me 7 qershor do të jetë më e lehtë për “Dardanët” pasi nuk do të kenë presionin e tifozërisë kundërshtare.
Kosova është në vendin e tretë në grupin A të kualifikimeve për Euro 2020 me një pikë, aq sa ka edhe Mali i Zi por me një ndeshje më shumë.