Dohrmann falënderoi kryetarët e komunave për ndihmën e tyre, si dhe i lavdëroi për përparimin e arritur gjatë misionit të KFOR-it 12. Ai gjithashtu kërkoi përkrahjen e tyre derisa komandanti i ri të marrë komandën.
“Përkrahja që kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e qeverisjes lokale u kanë ofruar ushtarëve të Ekipit Ndërlidhës për Vëzhgim (LMT) që prej kur kemi ardhur në Kosovë ka qenë shumë e dobishme në arritjen e këtij përparimi”, u shpreh Dohrmann.
Gjenerali Dohrmann, duke i njoftuar kryetarët me Kolonelin Neuman, komandantin e ardhshem te GSHKB-L prej 24 korrikut, tha se së shpejti, ai dhe ushtarët e KFOR-it 12 do të largohemi nga Kosova,
Ndërsa koloneli Neuman tha se mezi pres të filloj punën me ju dhe të vazhdoj marrëdhëniet e shkëlqyera që keni ndërtuar me KFOR-in 12”.
“Nuk është hera e parë që gjendem në Kosovë. Në fakt, kjo është hera e tretë që vij këtu me detyrë. Isha këtu në vitin 2000, pastaj sërish ndërmjet viteve 2006 dhe 2007. Kam parë përmirësimin që njerëzit kanë bërë këtu dhe mund të them që ndjehem pjesë e historisë së këtij vendi”, tha Neuman. /2lonline/