Me qëllim të koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Kompaninë Regjionale për menaxhim të mbeturinave “EcoHigjiena”, kryetari i komunës Sokol Haliti ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e kësaj kompanie Gerhard Dummer kryetar i Bordit dhe Senad Ramaj, drejtor ekzekutiv i Kompanisë.
Në këtë takim, kryetari Haliti u njoftua për gjendjen momentale të menaxhimit të mbeturinave nga ana e “Eco Higjienës”, sfidat dhe problemet me të cilat po përballet kjo kompani.