DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e radhës

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancën e radhës
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot Seanca e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës që ishin paraparë për këtë mbledhje të pestë të radhës, ndër të cilat u diskutua rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Por, fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, njoftoi këshilltarët për mbledhjen e kolegjiumit të Asambleve komunale, ku është shqyrtuar edhe kërkesa e këshilltarëve të komunave të Kosovës rreth mëditjeve.

Gjithashtu, ai bëri të ditur edhe konfirmimin e vendimeve të Kuvendit konform ligjeve në fuqi, nga ana e MAPL-së.

EkoHigjiena

Në seancën e sotme, u diskutua edhe propozim vendimi për formimin e komiteteve konsultative, ndërkohë u dhanë një informatë mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të Komunës së Vitisë për sezonin verore, nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, si dhe një informatë, mbi punën e komiteteve funksionale për fillim vitin 2018.

Mirëpo, grupi I këshilltarëve të VV-së, sot ka lëshuar seancën në mënyrë demonstrative, me arsyetimin se janë anashkaluar në seancën e fundit kërkesat për pyetje në pikën e rendit të fundit: të ndryshme.

Sipas tyre, seanca e kaluar konsiderohet si e ndërprerë dhe jo e përfunduar, pasi që grupi i këshilltarëve të këtij subjekti kishin pyetje për drejtorët e drejtorive.

Lidhur me këtë shqetësim, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira theksoi se ai udhëheqë me mbledhjen bazuar në rregulloren e Kuvendit dhe ka specifikuar se në bazë të kësaj rregullore, çdo këshilltar mund ta marrë fjalën më së shumti 2 herë dhe të parashtrojë pyetje në kohëzgjatje prej 1 minute.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.