Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësuesin e shoqatës “Iliria” në Sant Julian të Francës Shaip Deda, i shoqëruar edhe nga Burim Qerimi nga kompania “Montmasson” dhe Afrim Qerimin inxhinier i kësaj kompanie.
Me këtë rast kanë biseduar për problemin e trajtimit të ujërave të zeza, si një ndër prioritetet që ka komuna tani, për zgjidhjen e kësaj problematike.
Përfaqësuesit e kompanisë “Montmasson” , i dorëzuan zv.kryetarit të komunës Hasan Aliut, propozimin për studim të rehabilitimit të rrjeteve dhe stacioneve për trajtimin e ujërave të zeza, propozim ky i hartuar nga kompania në fjalë. Udhëheqësit komunal shprehën interesimin për zbatim të këtij studimi, që do të ndikonte dukshëm në përmirësimin e gjendjes që ka të bëjë me ujërat e zeza.