Sot, me 24.10.2022, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, u. d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Fehmi Hoti, priti në takim zyrtar komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia.
Gjatë këtij takimi njoftues, përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.