DYLON

Policia kufitare e Kosovës ndërmerr masa aktive në parandalimin e migrimit ilegal

Policia kufitare e Kosovës ndërmerr masa aktive në parandalimin e migrimit ilegal
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën e Kosovës po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE-së).

Me datën 24.10.2022, rreth orës 10:00, në Piken e Kalimit Kufitar Hani Elezit në hapësirat e shikimit në terminalin doganor, policia kufitare dhe dogana e Kosovës kanë arritur te identifikojnë (4) persona shtetas të huaj, meshkuj, me vite të lindjes 2005/1992/1994 dhe 1996. Të njëjtit janë gjetur të fshehur brenda në rimorkio në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

EkoHigjiena

Është mësuar se migrantët ilegal kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedonin e Veriut deri në Kosovë. Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së.

I dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa makedone, shtetas i MKDV-se, mashkull viti i lindjes (1959).

Rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në (DRK) Lindja në Kaçanik për procedura të mëtejme. /2LONLINE/