Në fshatrat Sadovinë e Jerlive dhe Sadovinë e Muhaxhervëve janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.
Në fshatin Sadovinë e Jerlive , kryetar i këshillit të fshatit është rizgjedhur, Sefedin Fetahu dhe janë përzgjedhur edhe 9 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 56 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.
Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Sadovinë e Jerlive , ku morën pjesë 79 pjesëmarrës me të drejtë vote.
Kryetar i këshillit të fshatit Sadovinë e Muhaxherëve, u zgjodh, Ermal Ismajli ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 9 anëtar.
Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen sot në fshatin Debelldeh prej orës 18:00 kurse në Goden prej orës 20:00.