/2L ONLINE/ – Në Remnik të Vitisë, është zbuluar sot busti i atdhetarit dhe luftëtarit Hasan Ali Remniku, në përvjetorin e Ditës së shkollës së këtij fshati që mban emrin e këtij veprimtari. Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, si dhe në bashkëpunim me këshillin e fshatit, është mbajtur Manifestim ku u përkujtua jeta dhe vepra e Hasan Alisë.
Në fjalën e rastit, kryetari i komunës Sokol Haliti, është shprehur se është nderë të flasësh për veprimtarinë e Hasan Remnikut, i cili është një figurë që më së miri i përfaqësoin mundimet e paraardhësve tanë, vyrtytet njerëzore, humane e liridashëse.
“Ne sot po përkkujtojmë para ardhësin e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, Hasan Remnikun, si një personalitet dinamik dhe përafërues, i cili jetën e tij, nuk ia përkushtoi vetëm familjes së tij, por familjes së madhe, familjes së shenjtë dhe të shtrenjtë, Shqiprisë natyrale dhe Kosovës së lirë. Kjo ishte ëndërr dhe ideal jetësort i tij dhe bashkëveprimtarëve të tij të asaj kohe, me fisnikëri, guxim, me zotësi e menquri. Në cilësin e kryetarit të komunës, dua ti shpreh ndjenjat më të forta të krenarisë për bashkëvendasin tonë, ndërsa në emër të komunës së Vitisë dhe në emër të qytetarëve të saj, dua të shpreh falenderimin ndaj të gjithë juve që u bashkuat ta nderojmë dhe respektojmë, atdhetarin, figurën që përgjatë dekadave kontribuoi për mbijetesën e popullit tonë. Andaj, ne zotohemi se do të vazhdojmë përkujdesjen ndaj figurave të shquara të shtetit dhe kombit tonë dhe respektimin e pasardhësve të tyre me punë konkrete””, tha kryetari Haliti.
Një historik për shkollën fillore “Hasan Alia”, e paraqiti drejtori i shkollës Ramadan Musliu, ndërsa në emër të familjes ka folur Hasan Aliu, nipi i veprimtarit Hasan Alia. Ai me këtë rast duke ju drejtuar të pranishmëve, ka thënë se sa emocionale, aq edhe krenarie kombëtare është ti them gjyshit tim, bashkëvendësit të juaj, heroit të Shqipërisë Etnike, Hasan Aliu, mirë se u ktheve në vendlindjen tuaj, ku tani i shkrirë në bronz, do të jesh përherë roje e këtij lokaliteti, Ana Moravës , Kosovës së lirë , për çka luftove dhe u flijove.
“Gjithë ky angazhim i kolektivit të shkollës, si dhe institucioneve për të nderuar dhe respektuar figurën e luftëtarit të lirisë Hasan Aliu, le të shërbejë si motiv jo vetëm për familjen tonë, por edhe gjithë familjet e dëshmorëve që me sjelljen dhe qëndrimin e tyre të ruajnë vlerat e bijve dhe bijave më të mira që dhanë jetën për liri”, është shprehur Aliu.
Bustin e veprimtarit Hasan Alia, e zbuluan zv.ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, deputetja e Parlamentit të Kosovës Lirije Kajtazi, kryetari komunës Sokol Haliti, Zv. kryetari Hasan Aliu, drejtori i Arsimit Qahil Sinani, drejtori i shkollës Ramadan Musliu dhe bashkëfshatarë e veprimtarë të fshatit Remnik. Për të pranishmit u shfaq një program artistik, kurse me disa vargje kushtuar Hasan Ali Remnikut u paraqit edhe aktori i mirënjohur kosovar Çun Lajqi. /2L ONLINE/