(2LONLINE) – Tridhjetë personave që kanë qenë të punësuar në institucione komunale me kontratë me shërbime profesionale, të cilëve u ka skaduar kontrata më 31 janar 2014, më nuk iu është vazhduar ajo.
Njëri nga drejtorët komunal, Salih Kqiku, (u.d në drejtorinë për Zhvillim Ekonomik), ka bërë të ditur për 2L Online, se të tillëve nuk u është vazhduar kontrata më, për shkak të kostos së lartë buxhetore, të cilën komuna nuk është në gjendje ta paguaj për shkak të borxheve të mëdha të trashëguara nga ish – pushteti.
“Nuk mund të paguaj komuna paga, TVSH, e plus shërbime ndaj ndërmarrjes shërbime juridike dhe konsulencë “Fadil Sinanaj N.I.”, e cila ka qenë e kontraktuar nga qeveria e kaluar”, ka thënë Kqiku.
Përndryshe, se nuk do t’u vazhdohej kontrata të punësuarve të kësaj kategorie, ishte bërë e ditur edhe më herët nga vet kreu i komunës ës Gjilanit, Lutfi Haziri. Përndryshe, mësohet se ka të tillë që në këtë formë e me kontratë në vepër kanë punuar edhe me vite të tëra. /2lonline/