Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ka filluar sot me shpërndarjen e 45 tabletëve për shkollat e kësaj komune.
Këto tabletë janë siguruar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe donator i saj është organizata UNICEF.
Me këtë rast, Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka bërë dorëzimin e tabletëve në shkollën fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, konkretisht në paralelen ku vijojnë mësimin nxënësit me nevoja të veçanta.
Drejtori Aliu ndër tjerash theksoi se ky donacion është i mirëseardhur pasi që ndikon pozitivisht në procesin edukativo-arsimor dhe duke ndihmuar qasjen e nxënësve në mësimin online dhe shfrytëzimit të internetit dhe të aplikacioneve të ndryshme në marrjen e dijes./2LONLINE.com/