U shkatërruan më tepër se 700 armë të lehta, në Ditën ndërkombëtare të shkatërrimit të armeve. Armë këto të cilat janë grumbulluar gjatë zhvillimeve operacionale të Policisë së Kosovës, ndër të cilat ka armë që janë përdorur për çështje kriminale, e edhe festive.
Ministri nëdetyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se armët në duart e gabuara janë të rrezikshme. Andaj, ai u bëri thirrje gjithë qytetarëve që mos të përdorin armë në festa sepse Policia do të jetë e pa kompromis ndaj atyre që bëjnë veprime të tilla.
Ai vlerësoj se Policia e Kosovës po punon shumë në këtë drejtim, ku tha se vetëm nga viti i kaluar PK-ja ka konfiskuar rreth 1500 armë të vogla dhe të lehta. Kështu, Rexhepi falënderoj edhe UNDP-në, për përkrahje, për siçtha ai, që dy vite me radhë përkrah Kosovën në këtë drejtim.