Është prezantuar sot në Viti, projekti kapital që parasheh furnizimin me ujë të pijes, rregullimin e kanalizimit, trajtimin e ujërave të zeza, rregullimin e shtratit të lumit Morava përgjatë gjithë territorit të komunës së Vitisë, si dhe shtruarjen e rrugëve fushore së bashku me shtegun e çiklistëve përgjatë lumit Morava.
Ky prezantim i projektit që e ka iniciuar kryetari i komunës Sokol Haliti është bërë para këshillit të drejtorëve, zyrës për infrastrukturë etj.
Fillimisht drejtori për Financa , Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka njoftuar për rendësin e këtij projekti që do ta ketë komuna e Vitisë dhe që do të jetë zgjidhje adekuate për komunën e Vitisë.
Projekti që ka një kosto prej mbi 12 milion eurosh, pritet të implementohet përmes një kredie që do të shërbej për furnizim me ujë të pijes, trajtimin e ujërave të zeza duke përfshirë edhe impiantin, trajtimin e ujërave sipërfaqësore-atmosferike, rregullimin e shtratit të Lumit Morava nga fshati Shushtë e deri në Budrigë, si dhe shtrimin e rrugëve fushore.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se Komuna e Vitisë e ka një pëlqim me Ministrin e Financave për fillim të negociatave që të nisë procesi i aplikimit pranë Ministrisë së Financave të Austrisë, lidhur me programin Soft Leon.
Në prezantimin e p[projektit nga përfaqësuesi i kompanisë “Pro Ing” Kujtim Zena, u tha se parashihet që ky furnizim të bëhet nga fshati Korbliq, ku edhe do të bëhet edhe stacioni i filtrimit përmes një sistemi të ri që është shumë efikas, e gjithashtu të ndërtohet fabrika për përpunimin e ujit në atë zonë.